“Nikolla Gruevski e ka mandatin për formimin e Qeverisë. VMRO-DPMNE fitoi në zgjedhje dhe e ka legjitimitetin dhe përkrahjen e gjërë të popullit për të formuar Qeverinë re”, theksoi zëdhënësi i kësaj partie, Ivo Kotevski.

Ai shtoi se mandati për formimin e Qeverisë së re është në duart e Nikolla Gruevskit.

“Ai ka qenë bartës i të gjitha aktiviteteve zgjedhore dhe se fitoi besimin e qytetarëve”, theksoi Kotevski duke mos dhënë detaje për bisedimet për formimin e koalicionit qeverisës. (INA)