Përfaqësues të VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski, Nikolla Poposki, Nikolla Todorov dhe Vllatko Gjorçev janë takuar ditën e sotme me përfaqësues të lartë të OSBE-së në Maqedoni.

”E kemi thënë edhe më herët dhe e përsërisim edhe tani se zgjedhja e Talat Xhaferit për kryetar ka qenë jo-legjitim, jashtë çdo rregulli dhe procedurave. Kjo zgjedhje, do të sjell fruta të këqija në politikën e Maqedonisë” thonë nga VMRO-DPME.

OSBE ka realizuar sot takime edhe me subjekte tjera në Maqedoni.