Ballina Teknologji Volkswagen lanson auto-brendin e ri

Volkswagen lanson auto-brendin e ri

Marka e re e automobilit të ri të prodhuesit gjerman është e dedikuar për tregun kinez dhe do të quhet Jetta, sipas limuzinës kompakte të Volkswagen, e cila është shumë e popullarizuar në Kinë.

Spekulimet se Volkswagen do të ofrojë një markë krejt të re për kinezët janë zyrtarizuar pasi kompania gjermane ka lëshuar logon e markës së re dhe fotot e dy modeleve të para.

Bëhet fjalë për një limuzinë dhe një SUV, dhe VW, përveç fotove, nuk zbuloi më shumë hollësi rreth këtyre automjeteve.

Ndërkohë që sedan praktikisht është ripaketuar nga VW Jetta për tregun kinez, besohet se SUV bazohet në modelin Seat Ateca. Në fakt, Seat nuk është i përfaqësuar në Kinë, kështu që Volkswagen do të përpiqet të tregtojë disa nga modelet e markave spanjolle përmes markës së re Jetta.

Përveç Ateca SUV, spekulohet se blerësve kinezë do t’iu ofrohet edhe modeli SUV Tarraco. Kur është fjala për markën Jetta, Volkswagen thotë se synon popullatën e re në Kinë.

VW është shumë i popullarizuar në tregun kinez ku 3.1 milionë makina nga prodhuesi gjerman janë shitur vetëm në 2018, duke e bërë Kinën një nga tregjet më të rëndësishme në botë për Volkswagen.

Modeli më popullor Volkswagen në Kinë ka qenë prej kohësh sedan Jetta. Prodhuesi gjerman do të shfrytëzojë popullaritetin e këtij modeli për të hapur rrugën për markën Jetta në tregun kinez.

Konsumatorët do të jenë në gjendje të blejnë makinën e tyre si në dyqanet e makinave klasike ashtu edhe në dyqanet e digjitalizuara, si dhe në pikat brenda qendrave tregtare.

SHPËRNDAJE