Volkswageni do ta ndalojë prodhimin e sedanit Passat për tregun evropian, raportoi Autocar.
Lajmet se VW do të ndalojë prodhimin e Passat në Evropë po shfaqen që nga viti 2020. Megjithatë, pritej të ndodhte në vitin 2023, por ky lajm i fundit do të thotë se prodhuesi gjerman i veturave ka ndryshuar kornizën kohore të parashikuar.
VW ka njoftuar gjithashtu fundin e Passatit në SHBA, dhe Passat Limited Edition në vitin 2022 atje shënon fundin e prodhimit.
Modeli i gjeneratës së nëntë Passat për vitin 2023 do të ndërtohet mbi bazën e një platforme të përmirësuar MQB. Me këtë zhvillim të fundit, gjenerata e nëntë do të jetë e disponueshme ekskluzivisht si një model stacion vagoni kur të mbërrijë në kontinentin e vjetër.
Duhet kujtuar se Passat ka qenë i disponueshëm si sedan që nga viti 1973, kur u lansua modeli origjinal.
Ndalimi i prodhimit të Passatit pritet t’i hapë rrugë Aero B-së së ardhshme, që do të jetë model plotësisht elektrik i VW-së.