Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve po vazhdon procesi i numërimit të 13 mijë e 500 votave të ardhura me postë.

Sipas numërimit të votave deri në ora 15:oo, Lëvizja Vetëvendosje ka marrë 2 mijë e 237 vota, për Lidhjen Demokratike të Kosovës deri tani janë 921 vota,  kurse Partia Demokratike e Kosovës deri tash ka marrë 731 vota, transmeton Telegrafi.

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve, ku është duke u shfaqur edhe tabela me rezultate pas çdo numërimit të votave, bëhet e ditur se koalicioni AAK-PSD deri tani  ka marrë 350 vota, kurse koalicioni tjetër NISMA-AKR sipas votave të numëruara deri më tash ka 326 vota.

Numërimi i votave më postë pritet të përfundojë ditën e nesërme.

Sipas rezultateve preliminare të Komisioni Qendror të Zgjedhjeve, Lëvizja Vetëvendosje ka dalë e para me 25.50 për qind, e pasuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës me 24.83 për qind. Partia Demokratike e Kosovës radhitet e treta me 21.25 për qind të votave, kurse koalicioni AAK-PSD në zgjedhjet e së dielës ka marrë 11.57 për qind.

Fotografi ilustruese: