Pas dy ditësh debat në kuvendin e Maqedonisë së Veriut është votuar qeveria e re. Kështu vendi do të ketë edhe kryeministrin e ri, Dimitar Kovaçevski. Qeveria u votuar me 62 vota Për, ndërsa 46 Kundër, të Përmbajtur 0 nga 120 deputetë sa numëron Kuvendi i Maqedonisë së Veriut, shkruan Nistori.

Qeverinë e re e përbëjnë Lidhja Social Demokrate dhe tri parti tjera politike shqiptare, Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI), Alternativa dhe Partia Demokratike Shqiptare (PDSH).

Kabineti i ri qeveritar do të ketë 21 anëtarë; 17 ministra dhe 4 zëvendëskryeministra.

Lidhja Social Demokrate do të ketë 12 anëtarë të Qeverisë, gjashtë Bashkimi Demokratik për Integrim dhe tre partia Alternativa.

I mandatuari për kryeministër, Dimitar Kovaçevski, ka thënë se puna e Qeverisë së re do të përqendrohet në tri prioritete, përballjen me krizën energjetike, pandeminë e virusit Korona, rritjen e standardit jetësor (pagat, rritja e pensioneve) të qytetarëve të Maqedonisë së Veriut dhe realizimin e investimeve strategjike.

Ai, gjithashtu, si prioritet të punës së Qeverisë ka përmendur edhe çështjen e integrimit evropian dhe zgjidhjen e kontestit me Bullgarinë.

Si erdhi deri te ndërrimi i kryeministrit?

Para se të mandatohet për kryeministër, Dimitar Kovaçevski ka qenë zëvendësministër i Financave dhe kuadër shumëvjeçar i Lidhjes Social Demokrate.

Ai në postin e kreut të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut do të zëvendësojë ish-kryeministrin Zoran Zaev, i cili dha dorëheqjen për shkak të disfatës së LSDM-së në zgjedhjet lokale, që u mbajtën më 31 tetor të vitit 2021.

Çfarë tha opozita?

Opozita hodhi një sërë kritikash ndaj qeverisë së ardhshme. VMRO DPMNE-ja konsideron se Dimitar Kovaçevski nuk ka legjitimitet as për të drejtuar Qeverinë, meqë sipas kësaj partia, ai nuk ke ka marrë mandatin nga populli në zgjedhje, por nga Zoran Zaevi.