Ish-tekniku medicinal nga Norvegjia, Arnfin Neset, ka arritur të fitojë epitetin e njërit prej vrasave më famëkeq në historinë e Skandinavisë.

Ai ishte dënuar më 18 mars të vitit 1983, për helmimin e 22 pacientëve me një medikament që relakson muskujt, në Institutin e të moshuarve në Okrdal, ku ai kishte qenë drejtor që nga viti 1977.

Gjatë hetimeve është konstatuar se ai kishte vrarë edhe disa persona tjerë teksa punonte në këtë institucion dhe në disa tjera, por më vonë kishte tërhequr disa nga deklaratat e tij.

“Kam vrarë aq shumë njerëz, sa që nuk më kujtohen të gjithë”, kishte deklaruar gjatë hetimeve.

“Kloridi suxamenthonium” që ishte përdorur për helmimin e pacientëve, vështirë gjendet në një kufomë në veçanti nëse ajo ka qëndruar për një kohë të gjatë.

Prandaj, vrasjet e mëparshme që Neset i kishte pranuar ka qenë e pamundur të hetohen.

Ai ka pranuar haptazi se kishte vrarë nga mëshira, por në shumicën e rasteve këtë e kishte bërë për kënaqësi, si rezultat i skizofrenisë së tij.

Avokati i tij duke u munduar të arsyetojë veprimet e tij, ka deklaruar se ai ishte një burrë me probleme psikike.

Por, katër psikiatër që e kishin kontrolluar, kishin konstatuar se ai është i shëndetshëm dhe i aftë të paraqitet në bankën e të akuzuarve. Ndërkaq, prokurori e kishte karakterizuar atë si “vrasës shtazarak”.

Pas dy viteve hetime dhe pesë muaj gjykim, ai është shpallur fajtor për vrasjen e 20 njerëzve dhe është dënuar me 21 vjet burgim, dënimi më i ashpër sipas ligjit norvegjez.

Ai është në liri që nga viti 2004, dhe besohet se jeton diku në Norvegji me një emër tjetër.