Vrasje në rrethana të paqarta në Shkup. Kufoma e personit 50 vjeçar është gjetur në rrugën e “Prizrenit” në Shkup.

Dje pasdite rreth orës 14 nga ambulanca e Ndihmës së Shpejtë në Shkup, është intervenuar në “Prizren”, në shtëpinë e të moshuarve kishte person të shtrirë. Bëhet fjalë për personin me iniciale D.I., punonjës në një kompani të vendosur në “Prizren”, ku ishte gjet i vdekur.

Sipas mjekut të ambulancës vdekja ka ndodhur si pasojë e goditjes me një mjet të fortë në kokë.

Me urdhër të Prokurorit Publik kufoma është transferuar për obduksion. Policia ka marrë masa për të sqaruar plotësisht ngjarjen./Telegrafi/