Sipas informacioneve të fundit që ka arritur ti siguroj portali informativ FOL Hazbi Idrizi – Kryetar i Komunës së Bogovinës nuk ka mundur të ju mbijetojë plagëve të marr dhe ka ndërruar jetë.

Sipas informacioneve zyrtare edhe një person tjetër i cili ka marrë pjesë në këtë incident është në gjendje të rëndë dhe ndodhet në spitalin e Shkupit.

Sipas banorëve të fshatit Bogovinë për FOL thanë se rrethë orës 10:30 është plagosur kryetari i komunës së Bogovinës z. Hazbi Idrizi me 6 plumba nga një bashkfshatar i tij.

Tani për tani nuk dihen arsyet por për FOL, nga dega e Bogovinës së BDI-së, konfirmojnë ngjarjen e rëndë që ka ndodhur sot në Bogovinë.