Një e sëmurë nga kanceri që planifikoi varrimin e saj pasi u tha se sëmundja ishte terminale, ka përfunduar një maratonë, pasi bëri një shërim të mrekullueshëm – duke i befasuar të gjithë.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Emma Burrow, 34 vjeçe, shkruajti letra lamtumire familjes së saj dhe bëri rregullime të hollësishme për shërbimin modest, duke përfshirë një fjalim prekës dhe duke zgjedhur muzikën që ajo dëshironte të luhej.

Emma, nga Darlington në Country Durham, tha: “Në vitin 2015 nuk kisha të ardhme. Unë isha diagnostikuar me një sëmundje terminale. Unë nuk mund ta besoj, duke parë përsëri në atë kohë, sa larg kam arritur. Është thjesht e mahnitshme. Kurrë nuk kam menduar ndonjëherë se diçka e tillë do të ishte e mundur”.

Emma u diagnostikua me Hodgkin’s Lymphoma në moshën 25 vjeçe dhe u fut në kujdes paliativ në qershor të vitit 2015, pasi u tha se sëmundja ishte terminale.

Ajo duroi raunde kimioterapie dhe iu nënshtrua dy transplanteve të qelizave burimore si pjesë e trajtimit të saj.

Duke besuar se nuk kishte më të ardhme Emma vendosi të “bënte përgatitet për ditën e varrimit”.

Por për habinë e të gjithëve, përcjell Telegrafi, ajo filloi t’i përgjigjet trajtimit ndërsa ishte në kujdes paliativ dhe iu tha se gjendja ishte përmirësuar dukshëm, tre muaj më vonë.

Tani pas katër vjetësh, Emma dhe shoqja e saj më e mirë Leanne Pilkington, gjithashtu 34 vjeçe, kanë mbledhur para për bamirësi, gjithashtu edhe duke marrë pjesë në garën e së dielës.

Ajo shtoi: “Unë ia kam borxh jetën bamirësisë. Nuk janë vetëm paratë që janë të rëndësishme, por po rrisin vetëdijen”.

Emma vlerësoi atmosferën si ‘të mahnitshme’ në ngjarjen që vlerësohet si më e madhja në Mbretërinë e Bashkuar, e cila pa 57,000 njerëz që shkelnin rrugët midis Newcastle dhe South Shield.

“Nuk jam mjaft e aftë për të vrapuar, kështu që ecëm dhe e arritëm atë në tre orë e pesë minuta. Ne prisnim që të na merrte rreth pesë orë, kështu që unë e vlerësoj si një arritje”.