Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçic, e ka cilësuar si mashtruese deklaratën e homologut të tij kosovar, Hashim Thaçi, i cili u shpreh më herët se nuk mund ta imagjinojë anëtarësimin e Serbisë në Bashkimin Evropian para Kosovës.

Këto vlerësime, Vuçic i bëri në Slloveni pak para nisjes së Samitit të Bërdo Brionit ku tha se nuk do t’i përgjigjet asaj me arsyetimin se çdo përgjigje “do të shkonte në dëm të integritetit territorial dhe sovranitetit të vendit tonë, dhe marrëdhënieve tona ekonomike”, raportojnë mediat serbe.

Ai ka shtuar se për çdo përgjigje që do të jepte, shqiptarët do të kishin një kundërpërgjigje të gatshme. /albeu.com/