Vuçiç merr Medvegjën, partitë shqiptare për turp, vetëm 10% të votave

Partia e presidentit serb Aleksandar Vuciç ka dale fituese ne zgjedhjet e te dieles ne Medvegje me 61.89%, ndërkohë që vetëm 3 këshilltarë shqiptarë do të jenë pjese e këshillit komunal.

Nga rezultatet paraprake të zgjedhjeve lokale partitë shqiptare kanë pësuar një rënie te madhe duke humbur shume keshilltare.

Ato kanë siguruar vetem 668 vota apo rreth 10 për qind. Koalicioni “Të gjithë për Medvegjën” ka fituar 2 këshilltarë, ndërsa partia për Veprim Demokratik vetem nje.

Me pare në këshillin komunal të Medvegjës shqiptaret ka pasur 8 këshilltare.

SHPËRNDAJE