Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në një vizitë të tij në Leskovc, ku ndoqi një tubim partiak,ka thënë se “Kosova është pjesë e Serbisë”.“Nuk kërkojmë diçka nga ndokush, duam të jemi vetvetja, dhe Kosova është pjesë e Serbisë. S’do t’ju lejojmë të na e merrni Kosovën”, ka deklaruar Vuçiq.

Në një adresim të tij para mbështetësve partiakë, ata i kanë brohoritur “Vule (Vuçiq), mos e jep Kosovën”.

Vuçiq ka thënë se gjuha e arsyeshme e Serbisë nuk do të thotë se është e dobët. Ai ka thënë se Serbia është shumë herë më e fuqishme se në vitet 1999 e 2012.

“Dua t’u tregoj diçka që ata e dinë shumë mirë – fakti që ne sillemi me përgjegjësi dhe flasim me seriozitet, nuk do të thotë se jemi të dobët. Sot, Serbia është shumë herë më e fuqishme në cdo aspekt se në vitin 1999 dhe 2012”, ka deklaruar ai.

Burrat serbë, Vuçiq i ka përshkruar si njerëz “që kur pinë pak raki, do të hynin në luftë me gjysmën e botës”.