Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq sot se në Bratislavë në konferencën ndërkombëtare tha se do të kërkojë ndihmën e SHBA-së që Prishtina të heqë taksën prej 100 për qind për produktet serbe, raporton Anadolu Agency (AA).

Vuçi1 tha se në konferencën e nesërme nuk do të ketë takim dypalësh me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi.

“Po shkoj i lirë nga çdo faj dhe përgjegjësi për atë që po ndodh në Kosovë”, tha Vuçiç.

Ai përsëriti se ishte për demarkacion, por e ka kuptuar mesazhin e popullit që e kundërshtonte atë.

“Ne nuk jemi të gatshëm të dëgjojmë të vërtetën për Kosovën edhe kur të gjithë e dinë. Njerëzit nuk do ta pranojnë atë, sepse prek emocionet e tyre”, tha Vuçi1.

Presidenti i Serbisë gjithashtu deklaroi se zgjedhjet e rregullta parlamentare, krahinore dhe lokale do të mbahen në mars ose prill të vitit 2020.