Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se nuk dëshiron ta shoh Kosovën pa shqiptarë dhe as Malin e Zi pa malazezë. Me këtë deklaratë ai iu përgjigj akuzave të presidentit të Malit të Zi, Millo Gjukanoviq, i cili kishte theksuar se Vuçiq dëshiron të shoh një Kosovë pa shqiptarë dhe një Mal të Zi pa malazez.

“Unë as nuk dua dhe as nuk mund ta imagjinoj Kosovën pa shqiptarë ose Malin e Zi pa ata që deklarohen si malazezë. Gjithçka që ai bëri ishte që ta bënte Malin e Zi pa serbë. Por kjo është nënndërgjegjja, sepse ai dëshiron Malin e Zi pa serbë. Unë dua një Mal të Zi në të cilin do të jetojnë të gjithë, dhe të mos duani që serbët të ndalen, ta shpikni një kishë ortodokse në Mal të Zi, thjesht vetëm të mos ketë një kishë serbe. Kjo është dëshira juaj, jo e imja, dhe ju vetëm e treguat atë me një vetprojeksion se është kështu. Kjo është e drejtë. Ju mendoni se duhet të kem frikë, jo përgjigjem me të vërtetën dhe faktet, “tha Vuçiq, shkruan B92.