Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka bërë kërkesë që ta vizitojë sot Kosovën, i shoqëruar nga ministri i Mbrojtjes, Aleksandar Vulin dhe Marko Gjuriq si dhe Shefin e të ashtuquajturës Zyre për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq.

Një gjë të tillë e kanë konfirmuar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës.

“Të enjten kanë kërkuar leje për vizitë, Petkoviq, Vuçiq, Vulin dhe Gjuriq”, kanë konfirmuar për Express nga Ministria e Punëve të Jashtme.

Megjithatë nga kjo ministri thonë se nuk do t’iu japin leje për të vizituar Republikën e Kosovës.

Një kërkesë e tillë kreut të Serbisë për vizitë në Kosovë vjen pas gjetjes së një varreze masive në Serbi ku dyshohet se janë trupat e shqiptarëve të Kosovës të vrarë nga regjimi i Sllobodan Millosheviqit në luftën e fundit.