Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se formimi i Asociacionit të Komunave me shumicë Serbe i ka varur shpresat në ndërhyrjen e Bashkimit Europian dhe Amerikës për zgjidhjen e tij.

Ai tha sot se shqiptarët më në fund kanë pranuar se nuk duan të formojnë Asociacionin e Komunave me shumicë Serbe (AKS).

“Kjo nuk është aspak mirë për mos formimin e AKS-së, por është mirë që ata më në fund e thanë hapur, sepse në prisnim qe katër vite. Do të mbrojmë marrëveshjen e Brukselit, sepse e dimë që është në interes të qytetarëve serb”, ka thënë Vuçiq.

Këto deklarata të Vuçiqit, vijnë pasi kandidati për kryeministër Ramush Haradinaj në një intervistë për Deusche Ëelle tha se, nuk do të formohet AKS-ja pasi Gjykata Kushtetuesi ka paraparë se marrëveshja shkel Kushtetutën e Kosovës.

Vuçiqi i ka quajtur deklaratën e Haradinjat të papritur dhe të rrezikshme, por ai thotë, Serbia do të përgjigjet në mënyrë paqësore.

Vuçiq nuk reagoi vetëm ndaj Haradinajn, por edhe ndaj deklaratës së homologut të tij, Hashim Thaçit, ku ky i fundit tha se Ushtria e Kosovës nuk është kërcënim për rajonin, por kërcënim është armatosja që Rusia po i bën Serbisë.

Vuçiq tha, se ekziston një trend i përgjithshëm për komandën e Serbisë, por për këtë “vendosim ne e jo ata”, por prapë së prapë thotë ai, të gjithë mund të kenë mendime dhe qëndrime mbi këtë çështje.