Shefit politik të ushtrisë së Serbisë, nuk i ka pëlqyer deklarata e presidentit të Maqedonisë, Stevo Pendarovski, që tha se Serbia e Kosova duhet të gjejnë zgjidhje pa prekur kufijtë.

Sipas Aleksandar Vulinit, ministër i Mbrojtjes i Serbisë, Pendarovskit nuk i takon të merret me atë se si i zgjidh, siç ka thënë Serbia punët e veta.

Vulini ka thënë se Pendarovski është në dilema për të ardhmen e Maqedonisë së Veriut, e po pyet për problemet e Serbisë.

“Nuk është temë e Maqedonisë së Veriut, fqinjit tonë jugor, se si do ta zgjidh Serbia problemin e saj të brendshëm”, ka thënë Vulin, raporton B92.

Sipas tij, “nëse Panderovskit i duket demarkacioni me Kosovën ‘ide e tmerrshme ose e padenjë për shekullin XXI’, le ta tërheqë njohjen e Maqedonisë për Kosovën së fillimit të shekullit XXI dhe le ta dënojë agresionin e NATO-së mbi ish-Jugosllavi, që çoi në spastrimin etnik të serbëve nga Kosova”.