Nënkryetari i ASH-së, Vullnet Ferati nëpërmjet një reagimi në fejsbuk ka adresuar pyetjen për organenet kompetente shëndetësore, se deri ku ka arritur procedura për sigurimin e vaksinës kundër virusit Covid-19.

Ferati bën krahasimin me Sërbinë, duke bërë të ditur se atje tashmë janë siguruar dozat e para, ndërsa qeverinë e Maqedonisë së Veriut e cilëson si të paaftë në këtë drejtim.

“Sot Sërbia i mori dozat e para të vaksinës anti Covid-19! Çka bën qeveria e RMV-së në këtë drejtim?? Totalisht të paaftë”, ka shkruar Vullnet Ferati, nënkryetar i Aleancës për Shqiptarët.

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=10218759706000793&id=1144247056