Kryetari i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, ka kritikuar ashpër aktivitetin e presidentit Hashim Thaçi në dialogun me Serbinë.

Sipas tij, ai ka keqkuptuar kompetencat që Kushtetuta ia ka dhënë presidentit, shkruan gazetametro.net.

Ai duke folur për Rezolutën e propozuar nga LDK’ja që kundërshton aktivitetin e presidentit Thaçi, ka thënë se ajo duhet të plotësohet edhe me një pikë ku i kërkohet presidentit që ‘të mos takohet kurrë me Serbinë’.

“Pika e rezolutës që ia ndalon Thaçit të flas për kufijtë është e mirë. Por ajo është jo e plotë nëse nuk ia shtojmë edhe një pikë ku thuhet se Thaçi nuk guxon të takohet asnjëherë me Serbinë dhe të mos marrë asnjë vendim për Kosovën në dialog me Serbinë”, ka thënë Konjufca.

Ndërkohë, Konjufca ka vlerëuar se ‘heqja e vijave të kuqe’ për marrëveshjen finale me Serbinë, është një kthim prapa.