Përplasjet etnike në Bosnje, konflikti i ngrirë ndërmjet Serbisë dhe Kosovë dhe kriza politike në Maqedoni janë tri kriza që mund të ndezin Ballkanit, vlerëson gazeta gjermane “Welt”.
 
“Nuk mund të jetojmë edhe për një kohë të gjatë qetë dhe stabil në Bashkimin Evropian, nëse lëmë anash angazhimet tona për demokraci, stabilitet dhe siguri në Ballkanin Perëndimor”, ka thënë për “Welt”, socialdemokrati, Michale Rotth, sekretar shtetëror në Ministrinë gjermane të Punëve të Jashtme, transmeton lajmi.net.

Gazeta thekson se po hapen vrima në Marrëveshjen e Dejtonit nga viti 1995, i cili pas luftës trevjeçare i dha fund luftës dhe sjellë paqe, por jo edhe zgjidhje.

“Serbët, kroatët dhe boshnjakët janë bllokuar në kompleksitetin e zhvillimit të përbashkët të shtetit, i cili nuk funksionon dhe se vështirë të gjendet zgjidhja përfundimtare”, vlerëson gazeta dhe shton se perspektiva e zgjerimit të BE-së është vetmja shpresë, por në vetë BE-së nuk ka dëshirë për zgjerim.

Për Maqedoninë, gazeta shkruan se përveç krizës akute politike, këtë vend e mundon edhe bllokada kronike e Greqisë për shkak të emrit.