Whatsapp-it me risin e fundit, e marrë nga SnapChat

Edhe Whatsapp kopjon tek Snapchati.
WhatsApp është duke i testuar storjet e Snapchat që i lejojnë përdoruesit të shpërndajnë imazhe me mbishkrime dhe animacione.
Veçoria eksperimentale, e quajtur “Status”, shton një hapësirë të re mes Çateve dhe Thirrjeve dhe, njëjtë si Snapchat, ato zhduken brenda 24 orëve, transmeton Gazeta Express.
Për momentin kjo veçori e re është vetëm në versionin beta dhe nuk është ende e qartë se kur do të lansohet plotësisht.