Kompania WhatsApp do të kthejë platformën e mesazheve

Ky ndryshim pritet të vijë me përditësimin e ardhshëm të programit, ku përdoruesi mund të postojë një status me foto ose video që ta shohin miqtë e tij.

Statusi i WhatsApp-it do t’i lejojë përdoruesit të ngarkojnë foto, GIF-e ose video të cilave mund t’u mbivendosin vizatime, emoji dhe titra. Këto statuse do të jenë të dukshme për miqtë në listën e kontakteve për 24 orë, përpara se të zhduken.

Ky ndryshim mund të hapë rrugën për reklamuesit në këtë platformë.