Xavi ka analizuar humbjen e Barcelonës nga Paris Saint-Germain.
 

Xavi ka pranuar se mbeti i pikëlluar nga humbja e Barcelonës nga Paris Saint-Germain me rezultat 4:0 në Ligën e Kampionëve.

Ish mesfushori i gjigantit katalan prapë e ka arsyetuar humbjen e rëndë në Parc des Princes.

“Jam pak i pikëlluar, sigurisht, nuk e kam pritur një rezultat të tillë”, deklaroi Xavi.

“Jam befasuar shumë, duhet t’u japim meritë PSG-së, që zhvilloi një ndeshje fantastike”, u shpreh ai.

“Nuk është e rëndë, është futboll dhe sporti nganjëherë thotë se kundërshtari është më i mirë se ju”, theksoi Xavi.