Xavi Hernández mendon se “Topi i Artë” nuk duhej të ishte fituar nga Cristiano Ronaldo.

Portugezi i Realit të Madridit e fitoi këtë çmim për herë të katërt në karrierë, por, ish-mesfushori i Barcelonës tha se juria nuk ka marrë në konsideratë meritat individuale, por trofetë.

“Ka disa vite që marrin parasysh titujt dhe vite të tjera kur vlerësojnë më të mirin në botë. Leo Messi është më i miri, pavarësisht titujve që mund të ketë fituar dikush tjetër”, deklaroi Xavi, duke iu referuar Champions League dhe Kampionatit Evropian që fitoi Cristiano me Realin dhe Portugalinë.