Arianit Xhaferi i cili gjithmonë ngre zërin kundër çdo padrejtësie, ai përmes një statusi në Facebook ka bërë thirrje për të votuar në mënyrë që ne të vendosim për të ardhmen e fëmijëve tanë, njofton Fol.

Në zgjedhjet e para në Maqedoni familja ime ka votuar në Reçicë të Vogël, aty ku u premtua e nuk u ndërtua shkolla fillore. Rradha e votuesve ishte deri te Restoran Kurtishi, rreth 600 m distancë. Vota solli ndryshimin.
Sot nuk vendosim vetëm për personin që do udhëheqë komunat tona por vendoset për të ardhmen e fëmijëve tanë, prandaj DILNI DHE VOTONI, për fëmijët tuaj… /Fol/