Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi sot ka vizituar varrin e ish ministrit të Arsimit, Abdilaqim Ademi. Xhaferi pas nderimeve ka theksuar se gjurmët dhe vepra e Ademit do të vazhdojnë të jetojë përgjithmonë.
“Përkujtoj me ndjenjë të thellë dhimbjeje shokun tonë të dashur, njeriun zemërgjerë, politikanin mendjemprehtë dhe bashkëpartiakun besnik, të respektuarin Abdilaqim Ademi – Qimon tonë, gjurmët, fytyra dhe vepra e të cilit do të vazhdojnë të jetojë në ne përgjithmonë. Qoftë i përjetshëm kujtimi për ty!”, ka shkruar Xhaferi.
Në homazh të pranishëm ishin kryetari i BDI-së Ali Ahmeti, dhe bashkëpunëtorë të afërt të tij, familjarë dhe