VMRO-DPMNE vazhdon akuzat ndaj kryetarit të kuvendit Talat Xhaferi për videon e publikuar në të cilën pretendohet se kryeparlamentari ka nënçmuar të punësuarit në Kuvend. Deputeti Kovaçki akuzoi edhe kryeministrin Kovaçevski për të cilin tha se nuk guxon të reagojë që mos t’i rrëzohet Qeveria. Ndryshe kryetari i Kuvendit për nesër ka caktuar brifing me gazetarët ku pritet të sqarohet edhe për takimin me forumin mysliman te Evropës Abdul Vakhed Nijazov.

“Xhaferi i nënçmoi të punësuarit në Kuvend, shtetin dhe e kërcënon sigurinë, ndërsa Kovaçevski hesht që mos t’i bie Qeveria. Talat Xhaferi brenda disa ditëve bëri 2 skandale të rënda. U kap nga kanali i Kuvendit se si i kërcënon, shan dhe bën mobing ndaj të punësuarve në Kuvend. U mundua të fsheh se është takuar me përfaqësues dhe ish-anëtar të Dumës ruse“, pohoi Dragan Kovaçki – deputet i VMRO-DPMNE-së.