Aktivisti i shoqërisë civile, Arianit Xhaferi përmes një postimi në facebook, ka rikujtuar se cili funksiobar i BDI-së udhëhiqte shoqatën, e cila supas tij, në zgjedhjet presidenciale të vitit 2014 pengon te shqiptarët të votojnë kundër Gjorge Ivanovit si president. “Shkova të votoj në Presidencialet e vitit 2014 kur një aktivist i PDSH-së agjitonte: “Shefi ka thënë për Ivanovin të votojmë!”. I thashë “merre shefin dhe pirdhu bashkë me të, se unë s’kam shef!”
Brenda vendvotimit aktivistët e BDI-së të veshur me petkun e një organizate “VEPRO” e cila “krejt rastësisht” udhëhiqej nga Faton Pollozhani, zëvendës ministër aktual i transportit dhe lidhjeve (?) siguroheshin që anëtarësia e BDI-së mos dalin të votojnë se e dinin mirë që ASNJË SHQIPTAR I VETËM NUK DO I JEPTE VULLNETARISHT VOTË IVANOVIT, dhe kishin frikë mos fitonte Pendarovski.
Dhe sot e kësaj dite e kemi president Ivanovin, duke ju falënderuar BDI-së dhe PDSH-së”, ka shkruar Xhaferi në facebook.

FB_IMG_1488403429883

Zv/Ministri Faton Pollozhani bashkë me ministrat dhe ish deputetët e BDI-së