Kryetari i Kuvendit të Maqedonis, Talat Xhaferi, sot realizoi takim me ambasadorin e Spanjës në Maqedoni, Ramona Baroa Caranza.

Siç njoftojnë nga kabineti i Xhaferit, në takim ai ka potencuar nevojën për përforcimin e marrëdhënieve të përgjithshme politike dhe ekonomike me Spanjën dhe shfaqi shpresë se në atë drejtim të përforcimit do të lëvizë edhe bashkëpunimi i ndërsjellë parlamentar ndërmjet dy vendeve.

Gjithashtu, Xhaferi shprehu falënderime për mbështetjen që i’a jep Spanja Maqedonisë në rrugën euroatlantike dhe theksoi nevojën për ndihmë ekspertës gjatë fillimit të negociatave me BE-në.

Ambasadori i Spanjës e theksoi gatishmërinë e Qeverisë së Spanjës për të vazhduar me mbështetjen e procesit eurointegrues si dhe mbështetjen e angazhimit për NATO dhe BE.

Ai shfaqi shpresën se ngjarjet e 27 prillit janë histori.