Përgjegjësia për arrasitjen eventuale të Trajko Velanovskit, të cilit nuk i’u hoq imuniteti nuk mund të kërkohet në Parlament, por duhet kërkuar te gjykata tha kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi në konferencë me gazetarë.

“Përgjegjësia bie mbi gjykatën, e cila duhet të sigurojë pjesëmarrjen e të gjithë të dyshuarve dhe të akuzuarve”, deklaroi Xhaferi.
Prokurorja Vilma Ruskovska, pasi deputetët nuk ia morën mandatin Velanovskit, tha se përgjegjësia për arratisjen eventuale do të jetë te deputetët.

Xhaferi tha se ka caktuar mbledhje pas Raportit të Komisionit për mandate dhe imunitete, megjithatë për herë të parë rezultati ishte “4 për” dhe “4 kundër” dhe kishte dilema si “duhet të votoj Kuvendi”. Xhaferi e caktoi mbledhjen në ora 21, të dielën dhe pas disa pauzave mbledhja vazhdoi në ora 23 e 58 minuta.

Në vend se ta lë propozimin për marrje të imunitetit të Velanovskit në votime, Xhaferi i dha fjalën koordinatorit të VMRO-DPMNE, Micevski, i cili foli deri në mesnatë. Kuvendi kishte kohë të votojë deri në mesnatë.

Vendimi i Xhaferit të ndërpresë mbledhjen shkaktoi revolt tek deputetët e LSDM-së, të cilët akuzuan Xhaferin dhe BDI-në se po shpëtojnë Velanovskin nga paraburgimi./Gazeta Lajm