Kryeparlamentari Talat Xhaferi ka deklaruar se do ta dërgon për ta publikuar Ligjin për përdorimin e gjuhëve në Gazetën Zyrtare të RM-së, por nuk precizoi periudhën kohore se kur do të ndërmerr një veprim të tillë.
Sipas tij, për mos nënshkrimin e dekretit për këtë ligj, Kushtetutën e ka thyer presidenti Gjorgje Ivanov. Ndërsa i pyetur që nëse ai do të merr përgjegjësi nëse pa nënshkrimin e Ivanovit do ta dërgon për të publikuar Ligjin për gjuhët në Gazetën Zyrtare, tha se nuk do e thyen Kushtetutën dhe dërgimi i këtij Ligji për publikim nuk është vepër penale.