Situate me interesante se kjo nuk besoj qe kemi pasur:

VMRO dhe BDI, nuk e kane shumicen absolute per te formuar nje qeveri stabile. Gabimin me te madh ne kete moment, mund ta beje BDI-ja, nese mundohet ta shpetoje VMRO’ne sidomos kur kjo e fundit i solli ‘integristët’ (dhe PDSH) buze gremines. Nje gabim i tille do ta çojë BDI-ne ne fundin e saj. Nje opozite shqiptare qe s’u bashkua para zgjedhjeve, duhet te ndertoje nje qendrim, qe te mos pranoje nje qeveri te ardhshme te VMRO’se, sidomos kur dihet cfare fushate fashiste kunder shqiptareve ka bere. LSDM-ja, e cila si parti opozitare mori vota te konsiderueshme edhe nga shqiptaret (te cilet votuan kryesisht ‘pro’ opozites), duhet te bashkepunoje me RmB dhe ApSH, per te ndertuar nje shumice, e cila do parandaloje pushtetin e metejshem te VMRO’se.
Humbja e mandateve shqiptare eshte (edhe) si rezultat i politikave dhe programit konkret social te LSDM-se, karshi llafeve te partive shqiptare, por edhe si protestë ndaj partive shqiptare, te cilat (deri tani) voten tone ia kane lene ne sherbim te plote, partise maqedone ne qeveri. Shqiptaret kane qene viktimat me te medha te regjimit te Gruevskit, sidomos banoret e atyre zonave qe kane votuar LSDM’ne, prandaj e kane pare Zaevin, si shpetim (i vetem).
Do te jete interesant, dhe plote sfida.