Shkruan Arianit Xhaferi

Në një nga “bombat” e sotme dëgjohet Ali Ahmeti dhe Sadulla Duraku duke biseduar për prani të shtuar të forcave policore në Likovë. Ajo që bie në sy është se zv/ministri i brendshëm Xhelal Bajrami (aktualisht prokuror publik) e ka pyetur Ali Ahmetin se pse ka forca policore që patrullojnë në Likovë, kurse ky i fundit e kontakton kryetarin (e atëhershëm) të komunës, Sadulla Durakun.

Çfarë ministrash e zëvendës ministrash kemi (patur) në qeveri kur s’e dinë as në dikasterin e tyre çfarë po ndodh. Dhe mos del tani ndonjë i mençur të na thotë se kjo qenka bisedë private e s’paska interes publik. Ministrat e BDI-së nuk e dinë as çfarë ndodh brenda departamenteve të tyre.