Kryetari i Parlamentit Talat Xhaferi, i cili ka realizuar sot një takim me ambasadorin slloven në Maqedoni Milan Jazbec, kanë folur për bashkëpunimin e përbashkët dhe situatën politike në vend.

Nga kabineti i Xhaferit kanë bërë me dije se ai është në pritje të presidentit Ivanov që t’i dorëzojë mandatin për formimin e shumicës parlamentare, në mënyrë që të hapen të gjitha proceset të cilat kanë bllokuar kuvendin dhe qeverinë.