Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi është i bindur se shumica e qytetarëve do ta mbështesin referendumin e 30 shtatorit, ndërsa i bëri thirrje opozitës që të sillet me përgjegjshmëri. I pyetur se çfarë do të ndodhë nëse nuk arrihet cenzusi i nevojshëm në referendum , Xhaferi u shpreh se në rast dështimi, çështja do të kalojë në duart e institucioneve. Intervistën e plotë të kryeparlamentarit Xhaferi do të mund ta ndiqni sonte në “Programi 200”, me fillim në orën 22:00.

“Në situatën që të mos ketë census nënkupton që qytetari abstenon nga e drejta të merr përgjegjësi vendimmarrëse dhe le hapësirë që institucionet që i ka zgjedhur të vazhdojnë me bartjen e përgjegjësisë në proceset e radhës, vijuese për këtë çështje, për të cilën ato në vazhdimësi japin përkrahje, për proceset integruese. Këto janë udhë-rrëfimet ku ne lëvizim dhe ku duhet të lëvizim të gjithë. Aspektet e interpretimeve akademike, profesionale nuk i përjashtoj, por ato janë interpretime analitike të cilat nuk bartin përgjegjësi për asgjë”, deklaroi Talat Xhaferi, Kryetar i Kuvendit.