Kryetari i Parlamentit Talat Xhaferi, ka uruar qytetarët me rastin e festës shtetërore tetë dhjetori, Shën Kliimenti i Ohrit.
Ai në emër të deputetëve në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe në emrin tij, të gjithë besimtarëve ortodoksë të Kishës Ortodokse Maqedonase – Kryepeshkopata e Ohrit, qytetarë të Republikës së Maqedonisë së Veriut, ua uron festën e Sh. Klimenti i Ohrit, festën e themeluesit të jetës kishtare në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe nxënës i zellshëm i vëllezërve të shenjtë Kirili dhe Metodi.

“Fytyra dhe vepra e tij janë shembulli më i mirë i simbiozës ndërmjet misionit shpirtëror dhe iluminist, shembulli më i mirë për atë se si të preken zemrat dhe mendja e ithtarëve që të shtrohen themele solide për prodhimin e vlerave të përjetshme të cilat krahas asaj që janë trashëgimi e rëndësishme për gjeneratat e ardhshme, janë edhe dhuratë e çmuar për trashëgiminë shpirtërore dhe iluministe botërore”.

closevolume_off
“Prandaj, është obligim dhe nder që të kultivohet me përkushtim kjo trashëgimi, të përsoset dhe pasurohet me gjithë llojllojshmërinë shpirtërore dhe iluministe që janë veçori e shoqërisë sonë. Ndriçimi i mendjes dhe ngritja mbi prizmin e botëkuptimit mendjengushtë është rruga e vetme e bashkimit të qytetarëve për përparimin e shtetit tonë të përbashkët, Republika e Maqedonisë së Veriut”, ka shkruar Xhaferi.