https://youtu.be/mcrSVhAv54s?t=1

Granit Xhaka realizoi një gol spektakolar në fitoren 4-1 të Arsenalit ndaj Hull City.

Mesfushori gjeti rrjetën në minutën e 92, kur “topçinjtë” kishin mbyllur praktikisht ndeshjen. Pas një topi të Elneney, Xhaka vendos të godas nga 30 metra duke realizuar edhe golin e parë me fanellëne Arsenalit.

Për skuadrën e Wenger, diferencën sërish e bën Alexis Sanchez, që shënon dopietë, ndërsa dështon nga pika e bardhë. Edhe Walcott gjeti rrjetën, ndërsa vendasit shënuan me Snodgrass. Hull luajti për 50 minuta me një lojtar më pak.