Nga Hamdi Mediu
Xhamia e Larme është ndërtuar më vitin 1495 kurse e rindërtuar nga themeli më vitin 1833 nga ana e Abdurrahman Pashës, i biri i Rexhep Pashës, të cilët kanë qenë edhe dashamirë të mëdhenj të artit. Të gjitha këto të dhëna i kuptojmë nga mbishkrimi i ruajtur mbi hyrjen kryesore të xhamisë si dhe nga nishani i varrit i cili ruhet në tyrben e ndërtuar në oborin e xhamisë. Xhamia e Larme në brendi ka formë të katrorit , salla e lutjeve ka vëllim unik dhe është e mbuluar me kube, e cila ndriçohet me 30 dritare të vendosura 15 poshtë dhe 15 lartë. Ajo që e bën më tërheqëse është sidomos dekorimi i saj muror shumë i pasur. Dekorimet e enterierit dhe të mureve të eksterierit pasqyrojnë një sërë motives gjeometrike dhe motive të florës me vlera të jashtëzakonshme…