Tentimin e Lëvizjes Besa për të mashtruar opinionin se gjoja ajo punon për bashkimin e opozitës e kanë komentuar analistët politik. Analisti Xhelal Neziri në një intervistë për Televizionin Koha tha se Unifikimi i opozitës nuk bëhet me ftesa publike, por unifikimet ndodhin me takime konstruktive midis palëve. Unë mendoj se ishte një rast i mirë i cili u lëshua pikërisht nga opozita jashtë parlamentare që të bashkohet rreth një platforme, mendoj se ato kanë platforma të ngjajshme mirëpo nuk i di arsyet e sakta se pse refuzojnë që të bashkohen. Ftesa publike e kryetarit të Lëvizjes Besa z. Bilall Kasami dhe fraksionit të z Fadil Zendeli, mendoj se ishte një arsyetim para publikut, para opinionit se ja ne jemi për bashkim për unifikim të opozitës ndërsa pala tjetër Alenaca për Shqiptarët, LR-PDSH dhe RDK e Vesel Mehmedit janë ato që nuk dëshirojnë këtë unifikim! Duhet të thuhet qartë se Unifikimet nuk ndodhin me ftesa publike, unifikimet bëhen nëpërmjet bisedave konstruktive midis palëve që nuk do të thotë se duhet të jenë gjitha publike dhe publike mund të bëhet vetëm rasti kur të ketë një marrëveshje konkrete për koalicionim.

© fol.mk