Ndarja e votës apo perçarja e shqiptarëve siç po e quajnë, deri dje dy partitë më të mëdha: BDI dhe PDSH, NUK ËSHTË PROJEKT I HUAJ, … nuk është as rus, as turk, as europian… fajtorin këta parti duhet ta kërkojnë te vetja, te dhuntia e tyre për t’u demokratizuar. Këta parti tashmë me dekada udhëhiqen nga persona të njejtë, shëtisin nëpër funksione personat e njejtë, të cilët zakonisht janë të dëgjueshmit e kryetarit- nuk ia kane haberin MERIT SISTEMIT. Hic nuk gabojme nëse i quajmë “sulltan parti”.
 
Eh, tani gjejnë një fajtor të tretë. Jo! Kur të ndërtoni parti demokratike, atëherë shqiptarët do të jenë më mirë të përfaqësuar, për faktin se më shpesh do të ndërrohen strukturat partiake, pastaj ato shtetërore… në keso ambientesh nuk do të kemi fuqi absolute, por demokratike… do të udhehiqemi nga meritorët!
 
Niveli i kulturës politike sa me i lartë, aq më demokratik. Sa më demokrat ne, aq edhe institucionet. Sa më shpesh ndërrohen strukturat është një betejë e fituar plus ndaj pushteteve absolute. Mos harroni pushtetet absolute, absolutisht korruptohen.