Lajmi i hidhur për ndarjen nga jeta të njeriut të urtë dhe punëtor Mendim Idrizit, ka tronditur gjithë opinionin në Tetovë, e në veçanti Xhepçishtasit dhe të gjithë ata që e ka njohur për se afërmi.
Mendim Idrizi 36 vjet nga Xhepçishti i Tetovës, i cili prej disa ditëve ishte në trajtim në Klinikat e Shkupit, sot në orët e hershme të mëngjesit ka humbur betejën me COVID-19.
Mendimi ka qenë njëri ndër webmasterat më të njohur në Tetovë. Ai ka mirëmbajtur shumë platforma Online, dhe ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në ngritjen shumë portaleve dhe platformave Online.
Ai ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm edhe në ngritjen e Platformës FOL Media, ku ishte edhe Webmasteri kryesor i gjithë platformave online në kuadër të Fol Medias.
Ishte maestro i kompjuterit dhe INTERNETIT. Prandaj sot të gjithë jemi në pikëllim sepse nuk kemi humbur vetëm një shok, mik, e as  se FOL, SHQIPMEDIA dhe shumë platforma tjera kanë humbur krijuesin e tyre, por kemi humbur një profesionist, kemi humbur shembullin e një njeriu human dhe punëtorë i cili në çdo kohë ishte i gatshëm të jepte gjithçka nga vetja për të gjetur zgjidhje.
Mendimi ka punuar në kompaninën Renova si menaxher i teknikës dhe kompjuterëve ndërsa viteve të fundit kishte hapur një biznes të madh me makineritë e reja teknologjike. Ishte djali i vetëm i familjes. Ka lënë pas gruan dhe fëmijët.

FOL MEDIA ngushllon familjen, miqtë dhe shoqërinë
Vepra jote, do ngelet gjithmonë në kujtime dhe do na përcjell gjithë jetën!
MENDIM qofsh i PARAJSËS! 😥