Ambasadori i SHBA-së, Xhes Bejli, është takuar me liderin e VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski, në selinë e kësaj partie.
Takimi mes ambasadorit Bejli dhe Gruevskit ka zgjatur rreth gjysmë ore, ndërkohë pas takimit ambasadori amerikan u tha gazetarëve se do të takohet edhe me liderët e partive tjera të cilët kanë fituar vende në Kuvendin e ardhshëm të Maqedonisë.
“Unë sapo realizova një takim këtu me zotëri Gruevskin, ku pata mundësinë që të njoftohem me vlerësimet e tij sa i përket zgjedhjeve. Siç e dini SHBA-ja është partner i këtij vendi, dhe kështu do të takohem edhe me liderët e partive tjera të cilët kanë fituar mandate në këto zgjedhje”, deklaroi Bejli./almakos.com