Xiaomi ka zbuluar disa pajisje të reja në ngjarjen tri-ditore Diwali ku ka njoftuar edhe lansimin e telefonit të ri, Mi Max Prime.

Pajisja e re ofron specifika të larta në një vlerë prej vetëm 272 eurove dhe do të lansohet për tregun global më 17 tetor.

Mi Max Prime është versioni më i përmirësuar i pajisjes Mi Max. Procesori Snapdragon 650 i cili gjindet në Mi Max është zëvendësuar nga Snapdragon 652 në modelin Prime.

Prime poashtu sjell RAM më të sofistikuar prej 4GB ndërkohë që hapësira e brendshme është shtuar në 128 GB, prej vetëm 32GB sa ishte në modelin paraprak.

Specifikat tjera kanë mbetur të njejta me versionin bazë të pajisjes Prime. Modeli Prime i Mi Max poashtu ka ekran prej 5.5” me rezolucion prej 1080p, kartelën microSD, kamerën kryesore prej 16MP dhe dytësoren me 5MP, baterinë e kapacitetit 4.850 mAh dhe sistemin operativ Android 6.0.1 Marshmallow.