Xiaomi prezantoi smartfonin që do të sfidojë Galaxy S21 dhe iPhone 12

Xiaomi lançoi ditën e djeshme disa modele të reja smartfonësh ku njëri prej tyre është i segmentit të lartë dhe është destinuar për tregjet ndërkombëtare, shkruan Pcworld.al.

Me këtë smartfon Xiaomi shpreson që të hyjë në segmentin e smartfonëve premium dhe pushtuar pikërisht atë boshllëk të lënë nga telashet e rivalit Huawei.

Smartfonët e rinj janë: Mi 11 Lite dhe Mi 11 Lite 5, Mi 11 Pro dhe Mi 11 Ultra.

Ky i fundit është edhe që ngjall më shumë interes sepse do të shitet në mbarë botën. Me çmim prej 914 dollarësh smartfoni premton konkurrencë ndaj liderëve si Samsung dhe Apple por edhe rivalëve Kinezë si Oppo dhe Vivo.

Smartfoni vjen me procesorin Snapdragon 888, aktualisht procesori më i fuqishëm në një smartfon Android. Sistemi i kamerave të pasme ka në përbërje tre sensorë.

Sensori kryesor ka një madhësi prej 50-megapiksel dhe është prodhuar nga Samsung. Sensori telefoto prej 48-megapiksel ka zmadhim optik 5X. Ndërsa sensori i tretë është një 48-megapiksel ultra-wide me kënd 128 gradë.

Ekrani prej 6.81-inç vjen me rezolucionin 1440p+ dhe xhamin mbrojtës Gorilla Glass Victus. Nga DisplayMate merr vlerësimin A+ ndërsa zotëron mbështetje për HDR10+ dhe Dolby Vision. Shkëlqimi maksimal arrin deri në 1700nits.

Së bashku me procesorin e fuqishëm Snapdragon 888 vinë 12GB RAM LPDDR5 plus 256GB memorie UFS 3.1. Telefoni ka dy altoparlantë Harman Kardon dhe një certifikimi të zërit të cilësisë së lartë.

Megjithatë mungon porta e kufjeve 3.5mm. Në aspektin e konektivitetit nuk i mungon asgjë si Bluetooth 5.2, 5G, Wi-Fi 6E, NFC dhe sensor infra të kuqe.