Zv.ndihësi i sekretarit të SHBA-ve, Hoyt Yee, i ka dhënë mbështete të plotë qeverisë së re në Maqedoni në rrugën drejt reformave dhe anëtarësimit në NATO, si dhe mbylljen e çështjeve dypalëshe me vendet e rajonit, duke përfshirë edhe atë me Greqinë.

“Presim nga qeveria e re të jetë partnerë i bashkësisë ndërkombëtare, BE-së, SHBA-ve, me qëllim të zbatimit të reformave të nevojshme. Të zgjidh çështjet me fqinjët, përfshirë edhe Greqinë. Qëllimi është të arrihet marrëveshje dhe të zhbllokohet rruga e Maqedonisë drejt integrimit euroatlantik”, tha Yee për redaksinë e Bosnjës në “Zëri i Amerikës”.

Ai gjithashtu potencoi se SHBA-të do të vazhdojnë ta ndjekin nga afër rajonin, pasi sipas tij, është pjesë e interesave të SHBA-ve.