Kryeministri turk, Binali Yildirim paralajmëroi se arrestimet nuk kanë mbaruar dhe se më shumë arrestime do të kryhen ditëve në vazhdim.

Yildirim tha se Turqia është e vendosur për të siguruar ekstradimin e Imam Fetulaha Gulen, i cili jeton në mërgim në Shtetet e Bashkuara. Sipas tij, Gulen duhet burgosur.

“Ne i kemi shkëmbyer të gjitha informatat dhe tani detyra bie mbi supet e qeverisë amerikane”, tha kryeministri turk, për Sky News.