Para se futbolli të ndalej, për shkak të pandemisë së koroavrusit, Manchester City kishte arritur një fitore të madhe në raundin e 1/16-ave në Ligën e Kampioneve duke mposhtur 2-1 në Santiago Bernabéu, Realin e Madridit.

Edhe pse ka ende ndeshje për të kaluar në gjysmëfinale, Riyad Mahrez beson se City i ka të gjitha mundësitë për të ngritur Kupën me veshë të gjata për sezonin 2019-2020.

“Mendoj se është momenti i duhur për të fituar Ligën e Kampioneve. Ne kemi ekipin, kemi trajnerin, kemi gjithçka, kështu që është koha e duhur. Nuk e di nëse jemi më të mirët, por jemi mjaft të mirë për ta fituar. Liga e Kampionëve është e vështirë, të gjithë duan ta fitojnë, kështu që do të jetë një betejë e fortë”, tha futbollisti algjerian për faqen zurtare të Manchester Cityt.

Kujtojmë që UEFA shpreson që Liga e Kampioneve të rinis në gusht.