Bëhet e ditur se shtëpia e parashikimeve për çmime të ndryshme ndërkombëtare, duke përfshirë edhe Oscars, “Variety”, ka përfshirë aktoren Yllka Gashi në mesin e 15 aktoreve që do të përfshihen në listën e ngushtë për Çmimet e Akademisë Britanike të Filmit (BAFTA), me ç’rast ka reaguar edhe aktorja Yllka Gashi nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.

“Ta shoh emrin tim, të filmit “Zgjoi”, të Blerta Bashollit e produksionit Ikonë, e emrin e Kosovës në këso listash, më duhet ta pranoj që zemra më bëhet mal nga gëzimi e krenaria, por edhe nga mirënjohja e falënderimi që e kam për ata me të cilët kam pasur fatin e mirë ta bëjmë këtë film”, ka shkruar Gashi.
Lista e plotë:

Nicole Kidman

Niamh Algar

Emilia Jones

Jessica Chastain

Yllka Gashi

Lady Gaga

Jodie Comer

Alana Haim

Olivia Colman

Penelope Cruz

Tessa Thompson

Kristen Stewart

Jasmine Batchelor

Frances McDormand