Ne seancën e fundit të Këshillit komunal të Strugës ku në rend dite ishte miratimi i buxhetit të Komunës së Strugës kryetari degës së ASH-së në Strugë, njëkohësisht koordinator i grupit të kësaj parti në Këshillin e Strugës, Ymer Ymeri i kërkoi llogari Ramiz Merkos për përjashtimet nga puna në Komunën e Strugës.Në fjalën e tij, Ymer potencoi se ish kryetari Ziadin Sela, gjatë marrjes së mandatit të tij më 2013 ,jo që nuk përjashtoi asnjë nga administrata komunale ,por u dha vendime edhe atyre që ishin pranuar në punë, gjatë mandatit të dytë Ramiz Merkos.Kjo që po ndodh me përjashtimet e fundit ku në pjesën më të madhe janë të rinj dhe të reja është një masë që kontribon për boshatisjen e Strugës dhe është në kundërshtim me cdo normë elementare.Të përjashtosh, me një të rënë të lapsit më shumë se 20 të punësuar apo t’i dërgosh në baraka, apo më keq fare, të shpërndajnë shkresa tatimore nëpër fshatra, flet vetë për mënyrën degraduese që kjo administratë ka ndaj të punësuarëve.Ndërkoh,ë në fjalën e tij kryetari Ramiz Merko, potencoi se për cdo largim ka patur një arsyetim të qëndrueshëm dhe një pjesë e mirë e të larguarëve, jo që nuk kanë ardhur në punë, por kanë bërë edhe keqprdorime për të cilët do të prononcohen organet kopetente.Nëse, në dy mandatet e kalaura si kryetar ai ka patur një qasje tjetër, për radhën e tretë do të jetë ndryshe Ramiz Merko si kryetar i Strugës, nënvizoi ai.Ndërkohë, në këtë drejtim ai përmendi edhe disa emra apo la të kuptohet për disa të tjerë që nuk do t’i fali, sepse kanë bërë shkelje të rënda, duke thënë se ai për katër vite është maltretuar nëpër prokurori, për shkelje të supozuara që në fund drejtësia vendosi në favorin e tij, sepse realisht nuk kishte patur keqpërdorim.Ndërkohë, në kundërpërgjigjen e tij Ymeri potencoi se arsyetimi i Ramiz merkos nuk qëndron,sepse janë përjashtuar njerëz profesionistë vetëm për arsye të ngushta politike ./Strugalajm.com